Call: 067 200 2474 contact@ahrs.al

Intervistat janë stresuese dhe nervat mund të na bëjnë që të na flasë goja para
mendjes.
Shmangini këto 20 shprehje dhe do të rrisni mundësitë tuaja për sukses.
1) “Prisni pak, po më bie telefoni.”
Fikni celularin përpara intervistës. Nëse e harroni dhe ju bie zija, kërkoni falje dhe
kërkoni leje për ta fikur.
2) “Me cfarë merret kompania?”
Nëse nuk jeni aq i zgjuar sa të bëni kërkime, kjo pyetje do të djegë cdo mundësi
për tu punësuar.
3) “Mendova se më kishit harruar!”
Nuk është e pazakontë që intervistat të zhvillohen vonë. Fakti që ju ankoheni,
edhe nëse e shoqëroni me një buzëqeshje, nuk do të lërë përshtypje të mira.
4) “Pika të dobëta? Asnjë!”
Kjo është një pyetje klasike e një interviste, për të cilën duhet të keni një përgjigje
gati, në të kundërt do të ulni mundësitë tuaja.
5) “Kam dëshpërimisht nevojë për këtë punë!”
Nëse i thoni këtë intervistuesit, nuk do t’ju ndihmojë, por veçse do të tregojë se ju
keni aplikuar vetëm për arsye financiare.
6) ‘Çkemi, më falni për vonesën!”
Sigurohuni të arrini herët. Nëse nuk e shmangni dot vonesën, kërkoni falje dhe
uluni.
7) “Jeni beqar? Luani golf?”

Nëse intervistuesi ju thotë vetë informacione personale, është në rregull, në të
kundërt, mos bëni pyetje personale.
8) “Si është shefi? Kam dëgjuar shumë thashetheme.”
Mund të keni dëgjuar me të vërtetë thashetheme, por nuk është momenti i duhur
për tu marrë me to.
9) “Kujt duhet t’i rri larg?”
Të kërkosh telashe para se të jeni punësuar, kjo është me të vërtetë një taktikë e
gabuar.
10) “Po nëse nuk më pëlqen ndonjë?”
Kjo pyetje tregon se ju mund të mos jeni i përshtatshëm për punën në grup.
11) “E marrtë dreqi, kjo është një pyetje e vështirë!”
Ju mund ta mendoni këtë, por mos e thoni. Të sharat, ju bëjnë të dukeni jo
profesional.
12) “Kjo kompani ka nevojë për mua!”
Është shumë mirë të tregoheni entuziast dhe plot me ide, por jo aq sa ti tregoni
intervistuesit si të drejtojë kompaninë.
13) “Sa do të zgjasë intervista?”
Mos e bëni të duket sikur po bezdiseni nga intervista.
14) “Pra, e fitova punën?”
Rezultati jepet më vonë. Mos vini në siklet veten tuaj apo intervistuesin duke e
pyetur në moment.
15) “Mund të më jepni dicka për të pirë?”
Mos kërkoni për të pirë nëse nuk ju ofrohet, dhe nëse po, sigurohuni që ta
refuzoni ose ta pranoni me mirësjellje.

16) “Cfarë mendimi keni për qeverinë?”
Nëse hapni tema politike, ka shumë mundësi të dukeni i çuditshëm. Kjo është një
çështje personale dhe njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme, prandaj mos e hapni
fare si temë.
17) “Mendova se ju do të kishit zyra më të mira.”
Të kritikoni gjithçka- dekorin, cilësinë e kafes- do të thotë të kaloni kufinjtë.
Përqendrohuni tek intervista.
18) “Çkemi, çfarë mund t’ju them?
Edhe pse mund të jeni i tensionuar, prezantoni veten dhe më pas flisni kur t’ju
pyesin, pavarësisht sesa i aftë jeni për ta përballuar intervistën.
19) “Shoku/i dashur.”
Çdo përpjekje për tu treguar shumë i afërt ose për të përdorur zhargonin nuk do
të rezultojë e frytshme. Mos tregoni mungesë respekti, përkundrazi, tregoni klasin
tuaj.
20) “Si ia bëre për tu futur në punë?”
Kjo nuk ka ç’tju duhet dhe do të përceptohet si mungesë respekti dhe ulni veten.
Pyetni për mundësitë tuaja për karrierë brenda kompanisë.