Call: 067 200 2474 contact@ahrs.al

Intervistat e punës kryesisht krijojnë nervozizëm për të gjithë.
Ja disa këshilla për një intervistë pune të suksesshme
dhe 5 gjërat që nuk duhet ti thoni asnjëherë intervistuesit tuaj.

1- Më fal jam me vonesë.
Nuk duhet të jeni asnjëherë me vonesë në intervistën tuaj.
Më mirë qëndroni 30 minuta më herët duke pritur orarin tuaj sesa të shkoni me vonesë.
Kur shkoni herët i jepni vetes kohë për tu qetësuar dhe menduar saktë ato që do të thoni.

2- Cila është praktika e pushimeve tuaja?
Kjo pyetje nuk duhet bërë pa u konfirmuar që ju do të zgjidheni për vendin e punës.
Me anë të kësaj pyetje ju jeni duke i kërkuar punëdhënësve
që a mund të kërkoj pushim pa filluar ende punë.

3- Sa mundësi ekzistojnë që të rritem në detyrë?
Kjo është një pyetje që më mirë ta shmangni në intervistën e parë.
Fillimisht siguroni vendin e punës dhe me pas pasi keni shprehur arritjet tuaja në atë post
mund të diskutoni për rritje përgjegjesish.

4- Nuk kam shkuar mirë me shefin e mëparshëm.
Punëdhënësit janë të interesuar për të punësuar persona që arrijnë të shkojnë mirë me të gjithë kolegët dhe dinë të komunikojnë.

5- Çfarë duhet të bëj unë këtu?
Përpara se të shkoni për një intervistë pune kërkoni
dhe informohuni se për çfarë ka të bëjë posti që doni të merrni dhe se me çfarë merret kompania.
Nuk mund të paraqiteni në intervistë
dhe të mos e dini se për çfarë keni aplikuar dhe pergjegjësitë kryesore.