Call: 067 200 2474 contact@ahrs.al

Nëse mendoni se marrëdhënia me kolegët nuk është pjesa më e rëndësishme e
karrierës suaj, jeni gabim. Hulumtimet tregojnë se produktiviteti rritet kur
marrëdhëniet janë të mira. Por fatkeqësisht, kur fillojmë punë në një vend të ri,
ne bëjmë shumë gabime të cilat nuk i vëmë re. Dhe për t’i parandaluar, po ju
njohim me disa prej tyre.

Ti nuk i mban mend emrat.
Rekomandohet që t’i thërrisni njerëzit në emër që nga momenti që i takoni ata
sepse në këtë mënyrë ju do ta memorizoni më mirë emrin dhe njëkohësisht do të
tregoni respekt për personin tjetër.

Ti nuk sjell ushqime.
Nëse do të bësh diçka të mirë për kolegët dhe të fitosh reputacionin si “njeri i
mirë”, sill disa ushqime të mira dhe ndaji me ta.
Nuk është e thënë të gatuash vetë për ta. Edhe disa biskota të blera bëjnë punë.
Dhe nëse kjo bëhet një traditë për të gjithë ekipin, asnjëherë nuk do të ndiheni të
uritur gjatë punës.

Ti ke frikë të shtosh kolegët në rrjetet sociale.
Nëse dëshiron të mësosh më shumë për kompaninë ku punon dhe të lidhesh me
kolegët, ti duhet të zbulosh më shumë për interesat dhe arritjet e tyre.
Në këtë mënyrë, ju do të gjeni pika të përbashkëta apo tema për të nisur një
bisedë. E rëndësishme është të mos merreni me thashetheme.
Ti përpiqesh të komunikosh shumë.
Sigurisht, do të ishte e shkëlqyer nëse kolegët do të pëlqenin menjëherë, por nëse
jeni këmbëngulës do t’i largoni ata nga vetja. Studiojini mirë ata që punojnë me
ju. Duhet të zhvilloni një mënyrë për të komunikuar me çdo person, sepse disa
janë më të afrueshëm, e të tjerë më pak.
Mos u përpiq të bësh miq menjëherë. Mos ndaj shumë detaje personale, të tilla
biseda nuk është mirë të zhvillohen në punë.

Ti nuk bën komplimente.
Nëse jepni komplimente të sinqeta për aftësitë dhe talentet e kolegëve, pa bërë
lajka, ju do të vlerësoheni si një njeri i hapur dhe i mirë. Dy gjërat më të
rëndësishme janë sinqeriteti dhe thjeshtësia.
Dhe është më mirë të shmangni komplimente që mund të keqkuptohen.

Komplimenti i punës së kolegëve dhe komplimenti për ngjyrën e syve të tyre janë
2 gjëra shumë të ndryshme.

Ti nuk je neutral.
Nëse shikon se janë krijuar disa grupe midis kolegëve, mos mbani anë. Është e
rëndësishme të qëndroni neutral sepse nëse nuk e bëni, reputacioni juaj dhe
marrëdhëniet e mira me të gjithë ekipin mund të ndikohen.
Ji i sjellshëm dhe i mirë me të gjithë, pavarsisht statusit të tyre social. Ruhu nga
fjalët negative që fliten për njerëzit. Një mendje pozitive është një mendje më
produktive.

Kujdes me gjuhën e trupit.
Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në çdo komunikim. Ne pa dashur
mund të dërgojmë sinjale të gabuara te kolegët. Këto sinjale i bëjnë ata të
ndalojnë komunikimin me ne në një mënyrë shoqërore.
Nëse dëshiron të lësh një përshtypje të mirë te njerëzit me të cilët komunikon,
vepro kështu:
• Shikoje në sy personin me të cilin flet.
• Drejtoje dhe trupin kur komunikon me ta.
• Buzëqesh me mirësjellje, vetëm kur e ndjen pa u sforcuar. Një buzëqeshje fallco
dallon me kilometra larg.
• Mos drejto gishtin apo objekte për të dalluar njerëz.
• Mos e mbulo gojën kur flet.