Call: 067 200 2474 contact@ahrs.al

Ju është kërkuar përsëri për një intervistë të dytë.
Intervista juaj e parë padyshim shkoi mirë, si rezultat, kompania po ju konsideron
seriozisht juve për punën, dhe ju jeni një hap më afër sigurimit të saj.
Sidoqoftë, mund të ndjeheni të pasigurt për mënyrën sesi do të ndryshojë kjo
intervistë nga e para dhe si do të përgatiteni më së miri.
Po ju përshkruajmë qëllimin e intervistës së dytë dhe çfarë mund të bëni për të
nënshkruar marrëveshjen.
Kë do të takoni në intervistën tuaj të dytë?
Gjatë intervistës tuaj të parë, me siguri do të keni takuar dikë nga Burimet
Njerëzore, si edhe shefin tuaj te mundshëm.
Në fazën e dytë të intervistimit, ka shumë të ngjarë të takoni dikë më të vjetër
brenda biznesit, personin i cili përfundimisht do të ketë fjalën e fundit për
vendim-marrjen në punë.
Para intervistës tuaj, konfirmoni me rekrutuesin tuaj se me kë do të zhvillohet
intervista e dytë.
Kjo do t’ju lejojë të hulumtoni këtë person paraprakisht në internet, qoftë në
LinkedIn ose përmes faqes së internetit të kompanisë.
Duke bërë këtë, ju mund të zbuloni se keni interesa të përbashkëta ose
prejardhje.
Mund të ndiheni më të qetë në dhomën e intervistave dhe në përgjithësi, do të
rrisni mundësinë e krijimit të një raporti me intervistuesin tuaj.
Cili do të jetë formati i intervistës?
Formati i intervistës suaj të dytë ka gjasa mos të jetë i njëjtë me të parën.
Ju mund të jeni të përgatitur për një intervistë vetëm me një intervistues por
mund të jetë edhe me një panel.
Pyesni rekrutuesin tuaj se sa njerëz do j’u intervistojnë.
Nëse zbuloni se do të intervistoheni nga një panel, atëherë mundësia e “shitjes së
vetes” tek disa persona ju frikëson. Atehere kerkoni/lexoni disa këshilla se si te
tregoni vetëbesim gjate prezantimit perballe disa personave.
Mund ta praktikoni me parë para një grupi miqsh ose familjareve qe të
familjarizoheni me një situate gati të ngjashme.
Gjatë intervistës, mos harroni të bashkëveproni me të gjithë në dhomë dhe jo
vetëm me ata që ju bëjnë pyetjet më së shumti. Kur u përgjigjeni këtyre pyetjeve,
bëni kontakt me sy me të gjithë në dhomë. Mos harroni emrin e secilit.

J’u bën përshtypje një panel intervistuesish, madje për disa duket marramendëse
kjo situatë, por nëse mund ta trajtosh këtë me aftësi, do t’ju shërbejë shumë për
zhvillimin e karrierës tuaj.
Cfarë po përpiqet të vlerësojë intervistuesi?
Dallimet kryesore midis intervistave tuaja të para dhe të dyta janë në objektivat e
intervistuesit. Mendoni në mënyrë objektive se çfarë po përpiqet të zbulojë
intervistuesi në këtë fazë, dhe si mund ti siguroni atyre informacionin që ato
kërkojnë.
Më poshtë keni informacionin kryesor që intervistuesi ka të ngjarë të kërkojë të
arrijë gjatë intervistës së dytë.

1. Niveli juaj i interesit për rolin dhe organizatën
Një gjë që intervistuesi po kërkon të përcaktojë nga intervista juaj e dytë është
nëse jeni akoma po aq të interesuar për këtë mundësi pasi jeni takuar me
kompaninë dhe të mësoni pak më shumë për rolin. Niveli juaj i entuziazmit është i
lidhur drejtpërdrejt me atë se sa mirë do të kryeni nëse ju ofrohet roli, dhe sa
kohë do të qëndroni me këtë kompani. Kështu që nëse jeni ende të entuziasmuar,
sigurohuni që ta shfaqni.
Jini të gatshëm të thoni atë që ju pëlqeu mbi kompaninë dhe që e mësuat gjatë
intervistës suaj të parë. Gjithashtu, shfrytëzoni këtë mundësi për të bërë çdo
pyetje që ju ka mbetur mendja që nga intervista e parë.

2. A i keni aftësitë e kërkuara?
Gjatë intervistës tuaj të parë, intervistuesi j’u ka bërë pyetje në lidhje me aftësive
dhe njohuritë tuaja kryesore, në mënyrë që të kontrollojë se ato përputhen me
kërkesat kryesore për këtë vend të lirë. Gjatë kësaj interviste të dytë, menaxheri i
punësimit do të kërkojë prova më të hollësishme të këtyre kompetencave, qoftë
përmes vlerësimeve ose pyetjeve të bazuara në kompetenca, si  përshkruani një
kohë kur ju shfaqni aftësitë tuaja  ose si do vepronit në situatën y.
Përgatituni për pyetje mbi aftësitë bazë tuaja që përputhen me kërkesat
thelbësore të rolit, plus përgadisni edhe disa shembuj konkret ku keni shfaqur
këto aftësi. Tani mendoni se si planifikoni ti zbatoni këto aftësi që të keni sukses
në këtë rol. Ju gjithashtu duhet të kontrolloni dyfish me rekrutuesin tuaj për të
parë nëse nga ju kërkohet të sillni shembuj konkret të punës suaj ose të përgatisni
ndonjë prezantim.

3. A jeni të përshtatshëm?
Qëllimi kryesor në intervistën e dytë është të përcaktohet nëse ju jeni i
përshtatshëm për kompaninë përsa i përket kulturës dhe personalitetit. Prandaj,
ju mund të kërkoni informacion mbi strukturen e departamentit apo mbi
rolet/postet e kolegëvet e mundshëm. Ju gjithashtu mund të bëhen pyetje që
lidhen me hobi dhe interesat tuaja, si do tju përshkruanin miqtë tuaj dhe çfarë
lloj kulture ju preferoni të punoni.
Ndërsa ju përgjigjeni këtyre pyetjeve, është e rëndësishme që të mbeteni të
vërtet dhe të sinqertë, në fund të fundit, intervista e dytë është shansi juaj që të
vlerësoni se sa e përshtatshme është kjo organizatë edhe për ju. Duke pasur
parasysh këtë, mund të përgatisni disa nga pyetjet tuaja për përfundimin e
intervistës, të cilat mund të ndihmojnë të siguroni një panoramë të përgjithëshme
se si është jeta në këtë organizatë dhe sa do të kënaqeni duke punuar aty.

4. Si të diskutoni mbi rezervat ose dyshime tuaja.
Intervistuesi mund që në intervistën e dytë të kapërcejë disa nga dyshimet që ju
shfaqët gjatë intervistës së parë. Provoni dhe kujtoni nëse janë pergjigjur ndryshe
për një pyetje tënde të përsëritur. Ky mund të jetë një shqetësim që ju duhet të
përpiqeni ta sqaroni. Ju gjithashtu mund të pyesni rekrutuesin për feedback në
lidhje me këtë.
Po nëse ju mungojnë disa prej aftësive tuaja për të përmbushur me sukses këtë
rol?
Mendoni nëse keni mundësi ta mësoni vetë këtë aftësi paraprakisht, ose të
angazhoheni ta mësoni atë në të ardhmen e afërt. Ju gjithashtu duhet të
përshkruani që jeni një nxënës i shpejtë dhe i prirur të zhvilloni veten dhe të jepni
shembuj të rasteve ku ju keni mësuar shpejt në të kaluarën.

5. Disponueshmëria dhe rroga juaj
Së fundmi, intervista e dytë shpesh mund të jetë faza gjatë së cilës intervistuesi po
kërkon të njohë disponueshmërinë tuaj në punë dhe pritshmëritë mbi pagën. Bëni
gati këtë informacion.

Cilat janë hapat e ardhshëm?
Në fund të intervistës suaj të dytë, intervistuesi duhet të konfirmojë hapat e
ardhshëm, por nëse jo, mund të kërkoni me edukatë. Mos harroni ti falënderoni
ata për kohën e tyre, dhe dërgoni një email vijues ose të intervistuesit ose
rekrutuesit për të kaluar (në varësi të kujt keni qenë në kontakt të drejtpërdrejtë

gjatë këtij procesi) për të përsëritur që ju pëlqeu takimi me ta dhe që jeni ende të
interesuar për pozicionin.
Ju mund të përmirësoni strategjinë tuaj duke u treguar saktësisht pse ata duhet
tju punësojnë juve mbi të gjithë të tjerët.