Rekrutimi kërkon bashkëpunim të ngushtë mes kandidatëve dhe rekrutuesve. Një marrëdhënie e mirë me rekrutuesin mund të rrisë mundësitë për t’u punësuar. Disa kompani përdorin agjenci rekrutimi për të kursyer kohë. Ja disa këshilla për të përmirësuar komunikimin efektiv:
Jini të sinqertë
Sigurisht, dëshironi që CV-ja juaj të dallohet, por shmangni ekzagjerimet dhe pretendimet e pavërteta. Nëse zbulohet e vërteta, agjencitë e rekrutimit do t’ju humbasin besimin. Ato punojnë për të ruajtur reputacionin me kompanite kliente dhe nuk do të panojnë aplikantë që nuk janë të sinqertë.
Përgatituni për Intervistë
Para se të kontaktoni rekrutuesin, përgatitni një CV dhe një letër motivimi të qarta dhe profesionale. Njohja e kompanisë dhe e pozicionit për të cilën aplikoni do t’ju ndihmojë të tregoni interes dhe angazhim.
Jini të qartë për atë që dëshironi
Ka dy arsye për këtë: e para është për vetëvlerësimin tuaj; nëse nuk dini çfarë dëshironi, do të humbni kohë në kërkimin për punë. E dyta, agjencia mund t’ju dërgojë në intervista për pozicione që nuk ju përshtaten. Bëhuni të qartë për qëllimet tuaja dhe flisni me agjencinë nëse nuk jeni të sigurt. Ata mund t’ju ndihmojnë të eksploroni opsionet dhe të gjeni atë që dëshironi vërtet.
Jini të përpiktë në intervista
Nëse vonoheni, kontaktoni agjencinë sa më shpejt që të mundni, në mënyrë që ata të informojnë klientin. Të dyja palët do ta vlerësojnë këtë. Më e rëndësishmja, kontrolloni rrugën përpara dhe jepini vetes mjaft kohë për të mbërritur, edhe nëse do të thotë të prisni në një kafene. Mos harroni se nëse vonoheni, mund të mos keni mundësinë të intervistoheni, pasi intervistuesit kanë orare për t’u përmbajtur.
Kerkoni feedback nga rekrutuesi
Pas intervistës, mos hezitoni të kërkoni feedback nga rekrutuesi. Kjo tregon gatishmërinë tuaj për të mësuar dhe përmirësuar, dhe ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje më të fortë.
Jini të shpejtë dhe mbani fjalën tuaj
Kompanite punedhenese janë shpesh nën presion për të mbushur pozicionet e lira dhe nuk do t’u thonë aplikantëve të tjerë për mospërzgjedhjen e tyre derisa të kenë konfirmuar pranimin nga kandidati i parë. Duke vonuar përgjigjen, ju po i pengoni ata. Komunikoni vendimin tuaj shpejt, ose së paku tregoni pse po luhateni dhe jini të gatshëm ta diskutoni atë.
Mos i ndryshoni kontratat pa e diskutuar atë me agjencinë
Ndosh që aplikantët te refuzojne oferta pune kur ndryshon data e fillimit te punes. Kjo jo vetëm që e bën agjencinë të duket amatore, por gjithashtu irriton punëdhënësin. Shmangeni këtë! Jini të sinqertë me rekrutuesin për datën tuaj të preferuar të fillimit dhe, nëse është e nevojshme, negocioni përpara se të humbni një rol të dëshiruar.
Lejoni rekrutuesin të bëjë punën e tij
Është zhgënjyese kur rekrutuesi ju thotë se po ju përzgjedhin për një punë dhe më pas nuk dëgjoni asgjë për javë të tëra. Rekrutuesi e kupton që jeni në pritje, por ata duhet të presin për komunikimin edhe nga kompania punëdhënëse.Departamenti i Burimeve Njerëzore mund të jetë në të njëjtën situatë dhe të shmangë kontaktin me agjencinë për shkak të kohës që ju dhuhet për vendimarrjen. Buxhetet ndonjëherë shkurtohen pas shpalljes së vendeve të punës. Mundohuni të mbani kontaktet me agjencinë dhe te shpresoni për rezultate pozitive.Shpesh herë, organizatat komunikojnë drejtpërdrejt me ju, por zakonisht informojnë edhe agjencinë. Bëni të njëjtën gjë për të ruajtur transparencën.
Ruani Kontaktin
Pas përfundimit të procesit të rekrutimit, mbani kontakt me rekrutuesin. Një mesazh falënderimi pas intervistës ose një përditësim mbi situatën tuaj profesionale tregon se e vlerësoni marrëdhënien dhe se jeni të interesuar për mundësi të tjera në të ardhmen.
Përfundim
Një marrëdhënie e mirë me një rekrutues mund të hapë dyer për mundësi të reja karriere. Duke ndjekur këto këshilla, jo vetëm që do të ndihmoni veten, por gjithashtu do të krijoni një imazh pozitiv në sytë e rekrutuesit. Mënyra si komunikoni dhe si ndërtoni marrëdhëniet është po aq e rëndësishme sa dhe aftësitë tuaja profesionale.