Call: 067 200 2474 contact@ahrs.al

Per intervisten e plote klikoni link-un me poshte!

https://www.instagram.com/p/C_7-ULNNCc7/?igsh=ajdpZTV6bGE5eTZl

Mungesat në tregun e punës në profesionet elementare i kanë detyruar punëdhënësit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi motivimit të punonjësve, me qëllim që të jenë më të qëndrueshëm në kompanitë e tyre.

Madje shume profesione të mesme teknike: si hidraulikë, elektrikë, mekanikë, etj., punojnë të pavarur (të vetëpunësuar), me punë me orare fleksibël, mund të kenë të ardhura mujore më të larta se pagat e punonjësve me arsim të lartë, të punësuar me kohë të plotë, tha Alma Sulçe, themeluese dhe drejtuese e kompanisë Albanian HR Solutions sh.p.k., Eksperte dhe Konsulente në Fushën e Burimeve Njerëzore, me përvojë 23-vjeçare në këtë fushë.

“Sektorët në të cilët ka më shumë hapësira për rekrutim janë Hoteleri-Turizmi, Ndërtimi, Agro-Turizmi, Prodhimi, Retail, etj.

Duhet theksuar që nevojat për punonjës janë për të gjitha nivelet dhe profilet.

Sidomos në industritë që kanë pësuar hov në zhvillim, nevoja për fuqinë punëtore është e lartë” – thotë znj.Sulçe.